VIDEO/ Kaos në derbin e zjarrtë i Greqisë, tifozët tentojnë të futen në fushë

Është duke u luajtur në këto momente derbi i Greqisë midis Panathinaikosit dhe Olimpiakosit.

Kjo ndeshje mbahet si një nga derbit më të zjarrta në Europë dhe jo vetëm.

Pa u plotësuar 5 minuta, tifozët e Panathinaikosit tentojnë të hyjnë në fushën e lojës, por policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk e kanë lejuar në asnjë moment këtë gjë.

Loja është ndërprerë dhe ka nisur sërish në minutën 14-të.

Situata mes këtyre klubeve është e tensionuar siç ka qenë historikisht.

Sipas mediave greke flitet se kanë qenë diku te 8-9 veta që kanë dashur të shkojnë në stolin e kundërshtarëve të Olimpiakosit, por nuk janë lejuar.