Tifozët e Genoas kërkuan t’u kthenin paratë e biletës kur mësuan se nuk luante Ronaldo

Juventusi u mund mesditën e sotme nga Genoa me rezultatin 2-0, duke marrë humbjen e parë për këtë sezon.

Gjithsesi në këtë ndeshje mungoi Cristiano Ronaldo, i cili u la pushim për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve që ka zhvilluar.

Para fillimit të ndeshjes një pjesë e tifozëve të Genoas kanë protestuar, duke kërkuar që t’iu rikthehen paratë që kanë shpenzuar për të blerë biletën e kësaj sfide.

Arsyetimi? “Nuk është CR7, nuk duam të shkojmë në stadium”.

Megjithatë klubi nuk bëri asnjë lëshim në këtë drejtim dhe të gjithë ishin prezent në shkallët e “Luigi Ferraris” duke shijuar një fitore të madhe.