‘Fryma më ndalet për ty’, mesazhi i dashurisë së Shivait për Anikën në shqip

Në episodin e të hënës në “Bixhoz me dashurinë”, Shivai do t’i shprehë për herë të parë dashurinë Anikës duke regjistruar një mesazh me kamera. Shivai do ta nisë mesazhin duke i kërkuar ndjesë Anikës për faktin që nuk i tha dot “Të dua”. Ai do të tregojë historinë e tyre të dashurisë, momentin kur ka filluar të ndjejë për të dhe në fund do e pranojë se e dashuron marrëzisht Anikën. Revistawho.com sjell mesazhin e Shivait të përkthyer në shqip më poshtë. “Anika e di që je e mërzitur, ti the çfarë unë doja të dëgjoja ndërsa unë thashë faleminderit. E di që u ndjeve keq. Nuk e mendoja kurrë se një vajzë do vinte në jetën time dhe pa të nuk do jetoja dot. Është e vështirë për mua të shpreh ndjenjat. Deri tani jam marrë me numrat dhe jo me emocionet. Kur u takuam për herë të parë ti më theve xhamin e makinës, më hodhe bajgën e lopës, ne kemi bërë shumë për njëri-tjetrin, u shtire sikur të kishte humbur memoria. Gjyshja e thotë mire, dashuria jonë është sfiduese, ne jemi të çuditshëm, ne hedhim gjëra, ti më ke hedhur sandalen. E mban mend ditën kur u fute në kuti, kur të pashë nga afër mendova se je shumë e bukur. Por ditën kur binte shi dhe të dhashë çekun, të urreja. Nuk e di pse ndihesha në atë mënyrë. Më pas ti erdhe në shtëpinë time. Mundohesha të largohesha nga ty por ti afroheshe gjithnjë e më shumë. E mban mend kur u fejova me Tian. Emri, gjaku dhe familja ishin të rëndësishme për mua. Më pas erdhi Malika, fillova të të shihja ndryshe, ndjeja që kishim të përbashkëta. Kur Malika të pyesi çfarë është dashuria për ty, ti i the se dëshiron të jesh numri një në jetën e dikujt. Kuptova se personi që do jetë numri një për ty do jetë me fat, do jetë njeriu më me fat në planet. Unë ndihem njeriu më me fat në botë. Ne kemi ndjerë shumë por nuk kemi pasur nevojë ta shprehim. Fjalët dukeshin pak para ndjenjave tona. Ne jemi qëlluar për njëri-tjetrin. Kush e bën këtë? Vetëm nëpër filma ndodh. Kur re në krahët e mi mendova se të humba. Po fejohesha me Tian dhe të mendoja ty, doja të isha me ty, nuk e dija pse. Më pas Daksh erdhi në jetën tënde. E mbaj mend momentin kur ai të propozoi. Ti the po, zemra ime ndaloi, doja të digjja botën, nuk e di pse ndihesha kështu, fejesa me Tian më ndaloi. Fati na martoi edhe pse pa dëshirën tënde. Por ti i bëre të gjitha detyrat si bashkëshorte, nuk kërkove kurrë të drejtat e tuaj, si mos të të dojë ty një person? Unë rashë në dashuri me ty, fryma më ndalet kur ti më afrohesh. Ti ke fituar zemrat e të gjithëve, ti e prishe iluzionin tim për emrin, gjakun dhe familjen, si mos të bija në dashuri me ty. Ti më ke falur shumë gabime dhe të mamit të cilat unë nuk i kam falur dot. Do të të fal shumë dashuri sa ti do të harrosh çfarë janë lotët. Nuk mundem ta gjej atë fjalën (Të dua) por ti e kupton çfarë po them. Mendoj se ajo fjalë është më e vogël se ndjenjat tona. Kjo ndjenjë është shumë më e madhe. Ti më ke bërë të dashuruar marrëzisht.”