VIDEO/ Memushaj fantastik, shikoni çfarë asist jep

Ledian Memushaj është një nga garancitë e kombëtares shqiptare për ndeshjet e para kualifikuese drejt Euro 2020.

Mesfushori vlonjat është duke zhvilluar një sezon fantastik te Pescara në Serinë B italiane, ku është lider dhe po jep një kontribut të madh në garën për ngjitje në Serinë A.

Sot Memushaj dha një tjetër asist, të dhjetin sezonal, në sfidën kundër Cosenza-s së Kastriot Dermakut.

Asisti numër 10 për Memushajn, mbreti i asisteve në Serinë B, i pari futbollist që kap këtë shifër në sezonin aktual.

Megjithatë, Cosenza arriti të merrte një barazim 1-1, edhe falë paraqitjes së shkëlqyer të Dermakut, si zakonisht një shkëmb në mbrojtje, por në një rast i rrezikshëm edhe në sulm, me një gjuajtje nga kufiri i zonës, që përfundoi jashtë.

Lojtar kyç te Cosenza, Dermaku duhej të ishte pjesë e kombëtares, por niveli i tij i lartë duket se nuk mjafton për Panuccin.

Shikoni golin: