Heroi i sulmit në Zelandën e Re/ I mori armën terroristit para se të vdiste edhe vetë

Masakra e djeshme në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 49 persona dhe u plagosën rëndë mbi 20 të tjerë, kishte edhe një hero.

Bëhej fjalë për një djalë, Rashid Naeem, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, njëra ku ndodhi sulmi më armë.

Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sicç njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona. 

Pa asgjë në dorë ai arriti t’ia marrë armën terroristit. Më pas e ka ndjekur dhe i ka qëlluar me armën e tij, por pa qëlluar në shenjë shkruan Tg.com.

Fatkeqësisht, Naem humbi jetën në mbrëmje në spital pas plagëve të marra.

Ai ishte me origjinë nga Pakistani dhe punonte në bankë, por herë pas here punonte edhe si vullnetar në xhami.

Autori i sulmit të djeshëm Scott Morrison kishte publikuar online një manifest, prej 73 faqesh në të cilin i ka bërë të ditura qëllimet e tij, duke e përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “etno-fashist”.