Musacchio paralajmëron Interin: Milan nuk ka frikë

Skuadra e Milanit, e udhëhequr nga Krzysztof Piatek, po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Fitoret e fundit të ‘kuq e zinjve’ në Serie A duket se kanë rritur shumë besimin dhe pritshmëritë  brenda skuadrës.

Kjo gjë mund të vërtetohet edhe nga deklarata e Mateo Musacchio i cili ka thënë se Milani nuk ka frikë nga askush, duke paralajmëruar kështu skuadrën e Inter.

‘Është një javë speciale. Po punojmë mirë. Jemi përgatitur mirë për këtë takim. Derbi është një ndeshje që dallon nga të tjerat’ ka thënë fillimisht mbrojtësi.

‘E dimë se duhet të fitojmë patjetër. Duhet të ruajmë pozitën në tabelë. Nuk frikësohemi nga asnjë’ ka thënë tutje ai.

Argjentinasi është rikthyer në formacionin e Gennaro Gattuso, ku mungoi për një kohë të gjatë, dhe po regjistron paraqitje të mira.