Reali futet në negociata për transferimin e Hazard

Tani që Zinedine Zidane është emëruar në stolin e Real Madridi ka filluar ta përgatitë ofertën për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Eden Hazard.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se përfaqësues të skuadrës së bardhë kanë qëndruar në Londër, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për transferimin e belgut në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan SYRI.net.

‘Los Blancos’ synojnë të bëjnë Eden Hazardin nënshkrimin e dytë për Zinedine Zidanen, pas zyrtarizimit të mbrojtësit nga Porto, Eder Militao.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020 dhe deri tani ai ka hedhur poshtë dy oferta për rinovimin e kontratës, në pritje të Real Madridit, admirimin për të cilën skuadër nuk e ka fshehur asnjëherë.

Gjithashtu Hazard është i preferuari i presidentit Florentino Perez.