LISTA/ Shqiptari po bën ‘namin’ në Itali, Panucci befason duke e ‘injoruar’

Mes surprizash, trajneri Christian Panucci ka zbuluar listën me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e marsit, atë kundër ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Ajo që bie në sy është mungesa e madhe e mesfushorit, Emanuele Ndoji i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme me Breshian.

Madje, pak kohë më parë, prestigjiozja “La Gazzeta dello Sport” i kushtoi edhe një shkrim 22-vjeçarit që ka zgjuar interesim nga klubet e Serisë A.

Një mungesë tjetër është ajo e Sokol Cikalleshit. “Bomberi” mungon për shkak dëmtimi të pësuar disa javë më parë, ku u paralajmërua edhe mungesa e tij për 3 javë.

Ajo që bie në sy nga lista e publikuar sot është mungesa e emrave si: Odise Roshi, Lenjani, Manaj e Bares, futbollistë të cilët po luajnë rregullisht me ekipet përkatëse.