Bayern Munchen-Liverpool, formacionet zyrtare. Ja si do rreshtohen ekipet në fushë

Bayern Munchen me Liverpoolin do të përballen mes tyre mbrëmjen e sotme në sfidën e kthimit të 1/8-ave të finaleve të Champions League, shkruan Syri.net.

Sfida e parë e luajtur në “Anfield” ka përfunduar pa gola, ndaj në Mynih gjithçka është e hapur.

Ky takim do të luhet në orën 21:00 dhe të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare, të cilat mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.