Neymar në telashe, UEFA nis hetimin

Neymar duket se është ne telashe. Braziliani ofendoi arbitrin pas takimit me Manchester United, të fituar 1-3 nga anglezët.

Ylli i PSG-së e komentoi të turpshëm veprimin e arbitrit, duke vënë në diskutim autoritetin e zyrtarëve të VAR-it.

Braziliani nuk ishte i pranishëm në sfidë për shkak të dëmtimit, mirëpo komentoi ashpër vendimin kur gjyqtari akordoi një penallti në fundin e takimit, që eliminoi francezët nga Championsi.

“Është e turpshme, ata përcaktojnë katër persona që nuk dinë asgjë nga futbollit, për të parë përsëritjet e VAR-it. Si mund të mbajë një futbollist dorën e tij pas shpine. Shkoni në të sëmës”, shkruante Neymar në “Instagram”.

Ditën e sotme UEFA konfirmoi nëpërmjet një komunikate se do të hetojë mbi komentet e bëra nga Neymar.

“Bazuar në nenin 31 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, ka startuar një hetim disiplinor në lidhje me deklaratat e bëra nga futbollisti i PSG-së, Neymar Junior, e referuar pas ndeshjes së lartpërmendur. Në vijim do të publikohen informacione në lidhje me hetimet”, ka shkruar UEFA në një komunikatë zyrtare.