DASH/ Korrupsioni në Shqipëri: Politikanë, zyrtarë e gjykatës shmangën ndjekjen penale

“Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.”

Kështu shkruhet në raportin që Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë.

Ndër të tjera në raport theksohet “Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.” 

Raporti i DASH thotë se “Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.