Griezmann: Ja fajtori për eliminimin e Atleticos nga Championsi

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka folur pas humbjes 3-0 që skuadra e tij pësoi kundër Juventusit.

Në një deklaratë për mediat, francezi tha se Juventusi e meritoi kualifikimin, ndërsa fajtor për këtë dështim bëri shokët e skuadrës por më shumë veten e tij.

“Nuk kemi bërë ndeshjen që donim, nuk ka qenë një natë e bukur për ne. Të gjithë lojtarët e Atleticos kanë faj për eliminimin, por unë më shumë. Mendoj se Juventusi ka qenë superiore në të gjitha nivelet në krahasim me ne, ndaj e meritoi kualifikimin”, tha fillimisht ai.

“Mbaj mend ndeshjen kundër Bayern Munich, të cilën e zgjidhëm pas pjesës së parë, por këtë herë Juventusi ishte superiore dhe na vendosi në vështirësi”, përfundoi ai.