Pezullimi i polices/ Strazimiri: Ajo dhe fëmija i saj ia 'prishin fytyrën' Lleshit, jo horrat që...

Pezullimi nga detyra i punonjëse së policisë, Blerta Dervishi, e cila u përball me kolegët e saj për të mbrojtur banesën ku jeton me familjen dhe dy fëmijët e saj, ka sjellë mjaft reagime në opinionin publik.

Më i fundit është ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, ajo dhe djali i saj ia çorrën maskën ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

“Se mos ngatërroheni o milet: Lleshi për "sjellje të padenjë" ka penalizuar këtë lart, nënën e këtij fëmijës që i ka kërcyer "Lleshi" në shpinë tek pragu i shtëpisë së tij, jo këta horrat që tërheqin zvarrë kolegen me gjithë femijën e mitur...Ajo dhe fëmija i saj ia "prishin fytyrën" Lleshit, jo horrat që merren me gra e fëmijë”, shkruan Strazimiri në Facebook.

“Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën”, u shpreh paraditen e sotme Blerta Dervishi.