VIDEO/ Tentoi vetëvrasjen në kullën e gazit: Dramë tjetër njerëzore e qeveritarëve të kakistokracisë!

Ish Kryeministri Berisha ka shprendarë në faqen e tij një mesazh shoqëruar me një video të momenteve kur një qytetar në Marinëz ka hypur në një kullë dhe kërkcënon me vetvrasje për shkak të padrejtësive që pretendon se i janë bërë atij nga pushteti me pronën e tij. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme.

“Akuzon bashkinë e Rroskovecit se i ka marrë tokën nëpërmjet mbivendosjeve’, i shkruan një qytetar ish kryeministrit Berisha i cili ka publikuar të plotë mezashin e qytetarit.

Jo postimi i tij i plotë:

Një dramë tjetër njerëzore e qeveritareve të kakistokracisë!

Një 50 vjeçar tenton të vrasë veten për shkak të padrejtësisë.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Një person tenton të hidhet nga kulla e gazit në Marinëz. Akuzon bashkinë e Rroskovecit se i ka marrë tokën nëpërmjet mbivendosjeve. Policia dhe të afërmit i bëjnë thirrje të zbresë. 56 vjecari Vasil Suku pretendon se bashkia i ka dhënë tokën e tij dikujt tjetër. Bëhet fjalë për toka ku ndodhen puset e naftës dhe banorët përfitojnë të ardhura qeraje nga këto toka.