FOTO/ E kishte mbajtur sekret, këngëtarja Linda Halimi jep lajmin e bukur

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Lindita Halimi ditën e sotme është bërë nënë për herë të parë dhe shtatzëninë e ka mbajtur plotësisht sekret.

Partneri i bukuroshes quhet Davon Edëards dhe është ai i cili e ka bërë publik lajmin e ëmbël se ata janë bërë prindër të një vogëlushjeje.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Davon ka zbuluar publikisht edhe emrin që i kanë vendosur vajzës…Kaimana!

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të tregojmë se vogëlushja jonë e parë është këtu me ne. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi po presim ta marrim në shtëpi. Bashkëshortja ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme”, shkruan ndër të tjera Davon.