Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

A zëvendësohet Melanie Trump në dalje publike nga sozia e saj?

Një tjetër teori konspirative po qarkullon për familjen presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zonja e Parë, Melanie Trump, dyshohet se po përdor një sozi për daljet në publik. Përdoruesit e rrjetit social “Twitter” mendojnë se zëvendësuesja është vetë trupoja e saj, për shkak të ngjashmërisë së frikshme.

Kjo ide është përforcuar pas mbërritjes së çiftit presidencial në Florida; Melanie duket 10-12 cm më e shkurtër se zakonisht dhe për herë të parë ajo ecën përpara Trumpit, ndërkohë që ky i fundit e ndjek nga pas.