Reperi shqiptar sulmon gazetarin britanik: Mbylleni faqen e këtij gënjeshtari

Në përgjithësi reperët shqiptarë janë ata që mbështesin më fortë idetë nacionaliste dhe dalin kundër çdokujt që përpiqet të hedh baltë mbi historinë. I njëjtë është edhe rasti i reperit të njohur, Lyrical Son, i cili sot ka dalë publikisht hapur kundër një gazetari britanik. Graham William Philips në disa artikuj të tij ka shkruar kundër Kosovës dhe së fundmi ndaj UÇK-së, duke e cilësuar si organizatë terroriste. Lyrical Son ka publikuar në ‘Instagram-in’ e tij profilin e gazetarit dhe u ka kërkuar të gjithëve t’i bëjnë ‘report’. “Report këtij njeriu të fëlliqur. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht ndonjë ‘hacker’ t’ja mbyll këtë faqe dhe të mos i lëmë vend në internet këtij gënjeshtari të fëlliqur”, – ka shkruar reperi.

Më pas Lyrical u ka kërkuar të gjithëve të kërkojnë në ‘google’ për emrin e tij dhe të reagojnë ndaj çdo lajmi që ai publikon.

Gazetari britanik, Graham Philips njihet si një person kontraversial që ka lidhje me separatistët rusë.