FOTO/ Një tjetër këngëtari shqiptar i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, arsyeja…

Këngëtarit Gena Lito i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi nuk ka paguar tatimet për koncertet e shumta të zhvilluara atje.

Gazeta “Metro” pretendon se e konfirmon këtë fakt përmes informatave dhe dokumenteve të siguruara.

Para disa kohësh, një ndalesë të tillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi. Me ç’kuptohet, Ambasada Amerikane ka shtrënguar masat, përsa i takon artistëve, që shkelin ligjet e tyre.

I fundit këngëtar shqiptar, të cilit i ishte ndaluar hyrja në shtetet e bashkuara vetëm 24 orë më parë, ishte ylli i muzikës popullore Shkëlzen Jetishi.