Nxitonte për të kapur autobusin, makina përplas 66-vjeçaren shqiptare në Itali

Një 66-vjeçare shqiptare është aksidentuar sot në qytetin e Torinos në Itali.

Sipas mediave italiane, 66-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i duitur, po kalonte rrugën me nxitim me qëllim të kapte autobusin por është përplasur nga një makinë.

“Gruaja po kalonte rrugën që të arrinte autobusin e ndaluar, nga ana tjetër e  rrugës”, shkruan portali italian “cronacaqui.it”.

Shqiptarja është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.