FOTO/ Kendall Jenner dhe i dashuri i saj i habisin të gjithë me thjeshtësinë e tyre, ja ku është parë çifti

Modelja e njohur Kendall Jenner është prej disa muajsh në një marrëdhënie me basketbollistin Ben Simmons. Ata kanë një marrëdhënie të qetë dhe ndihen shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Së fundmi dyshja është parë në një supermarket në New Jersey, ku kanë shkuar për të blerë disa pastrues për shtëpinë.

Të dy ishin veshur shumë thjeshtë dhe kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ata janë larguar nga dyqani pasi kanë marrë produktet që i duheshin.

Ndryshe nga motrat e saj, Jenner ka një lidhje më larg zhurmave dhe skandaleve mediatike.