Dhuna te 'Petro Nini'/ Banorët e 'Unazës së Re'-Ramës: Do na kesh edhe aty, më 16 Mars...

Banorët e Unazës së Re në Tiranë kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër projektit që prek banesat e tyre.

Sot, përveç problemit të tyre, ata janë solidarizuar edhe me familjet tek ‘Petro Nini’ të cilat u përplasën sot me forcat e policisë në mbrojtje të banesave të tyre.

“Solidarizohemi me ta dhe në momentin e parë që do kenë nevojë do kemi aty, aty duhet të mblidhen të gjithë ata që janë qytetarët”, u shpreh banorët.

Në protestë merrte pjesë edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu .

Anëtari i Kryesisë së PD-së iu drejtua kryeministrit Rama, duke u shprehur se, sot shqiptarët nuk e kanë më frikë dhe ai nuk do të mund të nxjerrë askënd nga shtëpia, duke i kujtuar edhe protestën e 16 Marsit.

“Skena e sotme skena horrori për ju një dezha vu e saj që ka ndodhur jo më larg se dy muaj më parë këtu te unaza. Skena kur policia i vërsulej një fëmijë që e hehdin sipërkfanos shkojnë atje a thua se gjetën binlandenin, 500 policia thua se kapën banditin e ballknait, për ca ishin atje. Asnjë nuk do nxjerrësh nga shtëpia, janë shqiptarët që do të të nxjerrin në datë 16 nga kryeministria’, deklaroi Balliu nga protesta e Unazës së Re.