Banorja ironizon Ramën “Po të shkruaj online, meqë ti nuk shikon tv”

Pamjet e sotme kur Policia e Shtetit në bashkëpunim me Përmbarimin mësynë me të gjithë format për të nxjerrë me forcë nga banesat e tyre familjarë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, kanë tronditur çdo qytetar që ka parë me sytë e tij se si shteti bëhet palë me arrogancën për të nxjerrë në rrugë të madhe, fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

Një prej këtyre familjarëve duke parë neglizhencën e shtetit dhe të kryeministrit Rama që përligji sot pafuqinë e tij me një deklaratë boshe, ka vendosur ti shkruajë me tone ironike kryeministrit virtual në profilin e tij në facebook.

Banorja e cila është identifikuar si Elsa Kallanxhiu, thumbon fillimisht Ramën duke iu drejtuar me fjalët: “Po të shkruaj këtu, meqënëse ty të pëlqen të informohesh online dhe nuk i ndjek televizionet”

“Po vdesin njerëz te “Petro Nini” zoti kryeministër. Janë nëna dhe gra shtatzëna.  'Ç'faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt. Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell Përmbarimin. Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.”, shkruan banorja në profilin e Ramës, i cili në të tilla raste nuk preferon t’u përgjigjet komentuesve kritikë me të.