Rudina Hajdari flet për VoA: Ja arsyet pse do të vazhdoj të jem deputete

Deputetja Rudina Hajdari, tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e PD për të djegur mandatet.

Këto komente Rudina Hajdari i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

 “Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndje mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.