Bixhoz me dashurinë/ Anika vendos të hakmerret ndaj Shivait, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai organizon një lojë me këngë dashurie. Familja ndahet në dy grupe për lojën. Shivai insiston që Anika t’i thotë se e dashuron dhe mendon ta arrijë këtë me lojën.

Teksa të gjithë argëtohen me lojën Bavja hyn në dhomën e Zvetlanës për të zbuluar çfarë fsheh. Texh hyn në dhomë dhe sheh Bavjan të fshehur pas perdes. Texh vendos ta ndihmojë Bavjan dhe i jep një shenjë.

Ajo kontrollon në dollap dhe gjen çelësin. Zvetlana hyn në dhomë dhe Bavja fshihet. Rudra e shpëton Bavjan dhe thërret Zvetlanën. Shivai i kërkon Anikës të këndojë një këngë dashurie.

Anika nuk pranon dhe thotë se nuk e mban mend. Shivai insiston. Më në fund Anika e këndon këngën por ka turp të thotë fjalët magjike. Ajo bën sikur e ka harruar këngën. Shivait i humb durimi.

Ai largohet me nerva. Omin dhe Gorin i ndjekin. Om e çon Gorin në një burim uji dhe ajo hap sytë. Ata ja arrijnë të shpëtojnë nga banditët. Shivai mërzitet që Anika nuk ja shpreh dashurinë.

Anika e shtyn Shivain në shtrat dhe i pëshpërit në vesh “Të dua”. Shivai bën sikur nuk i bëru përshtypje dhe thjesht e falenderon Anikën. Anika mërzitet me përgjigjen e Shivait dhe i hedh ujë.

Ajo largohet ndërsa Shivai kërcen nga gëzimi. Anika vendos të hakmerret ndaj Shivait. Bavja i tregon Rudrës çelësin që mori nga dollapi i Zvetlanës. Zvetlana dyshon se Texh po bashkëpunon me familjen për të nxjerrë sekretin./revistawho