Justin Bieber e pranon: Po kaloj depresion

Këngëtari Justin Bieber ka pranuar në intervistën e tij të fundit për revistën “Vogue” se po kalon një periudhë mjaft të vështirë.

Ai u shpreh se fama ka ndikuar negativisht duke e bërë që t’i vijë turp nga vetja për veprimet që ka bërë. “U bëra i pamoralshëm dhe kam përdorur Xanax sepse më vinte turp nga vetja.”

Këngëtari vijon me seanca terapie në mënyrë që të kuroi sëmundjen e depresionit.

Gjithashtu përmes një statusi në rrjete sociale ai është shprehur:

“Thjesht doja t’ju mbaja të informuar paksa rreth asaj që po kaloj. Kam hasur shumë vështirësi. Ndihem shumë i shkëputur nga bota dhe i çuditshëm. Shpeshherë bëj hapa pas, kështu që nuk jam i shqetësuar, thjesht doja t’ju kërkoja që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tona vërtet dëgjohen”- thuhet në postimin e Bieber.

Në media kanë qarkulluar lajme se ai dhe bashkëshortja e tij Hailey janë duke kaluar disa momente mjaft të vështira.