Sekuestrohen 172 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria, detajet e tre operacioneve

Policia greke ka sekuestruar 172 kg marijuanë në 3 operacioni të zhvilluar në 24 orët e fundit në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni i parë është zhvilluar  në rrugen periferike Palamba-Mavroneri ne Igumenice, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 116 kg 110 gram marijuane dhe 3 celulare. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar shqiptar, ndërsa është shpallur në kërkim një shqiptar tjetër, pronari i mjetit.

Ndërkohë  në Sajadhe  është ndaluar një motor që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në motor janë gjetur dhe sekuestruar 9 pako me 4 kg 740 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një çantë tjetër me 4 kg 600 gram marijuanë. Edhe në këtë rast në pranga u vu një shqiptar 25 vjeç.

Operacioni i tretë u zhvillua në Artë, ku brenda një makina u gjetën 22 pako, në total 46.3 kg. Në pranga u vunë dy persona, një grek dhe një shqiptar.