Ranieri bën debutimin te Roma, Empoli i Veselit kërkon ta ndalë

Sot në orën 20:30 Roma pret në “Olimpico” skuadrën e Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Verdhekuqtë pas eliminimit në Champions League nga Porto tashmë kanë një objektiv të vetëm të sigurojnë një vend në 4-shen e parë të Serie A. Milani dhe Interi fituan këtë javë kështu që Roma duhet të kundërpërgjigjet sot edhe pse përballë një Empoli që ka nevojë për pikët e mbijetesës misioni nuk do të jetë i thjeshtë.

Gjithashtu në “Olimpico” do të jetë një ndeshje speciale pasi do të debutojë edhe trajneri Claudio Ranieri.

Me Veselin në fushë, Empoli ka një mundësi të shkëlqyer për të marrë pikë sot, sepse Roma ka shumë mungesa.