FOTO/ Përleshje në Tiranë: o Arta Marku, o prokurori, jemi këtu denbabaden që në 1939!

Teksa një grua e re po përleshet me Policinë, i shoqi përpiqet të qetësojë fëmijën e tmerruar, disa gra janë shtrirë në mes të rrugës duke rënkuar nga dhimbja, një burrë beson ende se do të gjejë drejtësi: ai tund para mediave, dy dokumente që vërtetojnë se është denbabaden banor i truallit, prej nga sot po e përzë IKMT-ja.

“Unë quhem Luan Llapaj. Këtu është vjedhur prona e shtetit, janë  gati 10 mijë metra që nga shkolla “Petro Nini” deri tek Turbina. Brenda kësaj prone është edhe oborri im. Sot përmbaruesi ka ardhur të marrë shtëpinë. Toka është e shtetit.Por kur nuk do Prokuroria të dëgjojë....

 O Arta Marku, o prokuroria! Shihi vetëm këto dy dokumente: sekuestroja e vitit 1939 dhe ligji që s’e lejon ! E kemi ne denbabaden këtë pronë!”