Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Basha mbledh Kryesinë e PD-së: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së, ku ndër të tjera është shprehur se, në vend nuk ka normalitet dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është çështje e emergjencës kombëtare.
Për më shumë
FOTO-VIDEO/ Shqiptarët e Athinës protestë nën moton 'Rama ik'
Qytetarë të shumtë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Athinë, protestuan sot para godinës së Ambasadës shqiptare në kryeqytetin grek, kundër asaj që ata e quajnë qeveri e krimit dhe korrupsionit.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/236884/foto-video-shqiptaret-e-athines-proteste-nen-moton-rama-ik/
Skandali/ Denoncimi i zëdhënses së PD, 640 milonë lekë Safet Gjicit, me një tender pa garë
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar sot një denoncim të fortë, ku thotë se firma e Safet Gjicit ka marrë pa garë tenderin e OSHEE-së Burrel.
Për më shumë
Kryemadhi nga Lezha: Dogjëm mandatet, sepse shteti është i kapur
Gjatë takimit me qytetarët e Lezhës dhe anëtarët e LSI në këtë qytet, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se vendimi për djegien e mandateve është një akt për të ndërgjegjësuar qytetarët se shteti është i kapur
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/236866/kryemadhi-nga-lezha-dogjem-mandatet-sepse-shteti-eshte-i-kapur/
Basha nga protesta e 'Astirit': Edi Rama, je i paligjshëm! Sot vendosin qytetarët
Nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe, kreu i PD, Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të marrë më vendime për qytetarët. Sipas Bashës, Rama është i paligjshëm.
Për më shumë
Mesazh Berishës: Data 10 e ne pa rrogë, drejtuesit përtojnë të firmosin, bëj ta shohë 'skënderbuçi' ynë!
Mbi 400 punonjës të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë nuk i kanë marrë ende pagat, edhe pse data sot shënon 10 mars. Arsyeja e kësaj vonese kësaj të gjatë është thjesht arroganca dhe neglizhenca e drejtuesve të majmur të këtij institucioni, që e kanë humbur ndjeshmërinë krahas përgjegjshmërinë ndaj detyrës.
Për më shumë
VIDEO EKSKLUZIVE/ Ja si i vihet flaka makinës së biznesmenit ne Lezhë
Biznesmenit të njohur nga Lezha i djegin makinës, rrezikohet dhe biznesi i kampingut. Makina e biznesmenit Arben Fusha nga Lezha është djegur plotësisht në orët e para të së shtunës.
Për më shumë
Kush është çifti që humbi jetën tragjikisht sot në Peshkopi
Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave, ndodhi pasditen e sotme në aksin Maqellarë- Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor.
Për më shumë
https://www.syri.net/kronike/236940/kush-eshte-cifti-qe-humbi-jeten-tragjikisht-sot-ne-peshkopi/
Robert Hand: Korrigjimi i kufijve Kosovë- Serbi, ide e keqe
Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur.
Për më shumë
https://www.syri.net/kosova/236795/robert-hand-korrigjimi-i-kufijve-kosove-serbi-ide-e-keqe/
Përleshje masive mes policisë dhe protestuesve në Venezuelë
Dhuna mes protestuesve dhe policisë vazhdon të jetë e pranishme në Venezuelë.
Këtë të shtunë kishte përleshje masive në kryeqytetin Caracas mes forcave të policisë dhe protestuesve kundër diktatorit Maduro.
Për më shumë
https://www.syri.net/bote/236898/perleshje-masive-mes-policise-dhe-protestuesve-ne-venezuele/
Zbulohet si e bleu Katari të drejtën për të organizuar Botërorin 2022
Caktimi i të drejtës së organizimit të Botërorit të futbollit për Rusinë dhe Katarin ishte një nga çështjet më të diskutuara në historinë plot dritëhije të Joseph Blatter në drejtimin e FIFA-s.
Për më shumë