Manjani i përgjigjet Veliajt: Turp kur bën sikur pyet popullin! Kur i ze dritën me kulla nuk ndihet

Dita e enjte, që përkon dhe me Ditën e Verës, sipas parashikimeve meteorologjike, pritet të jetë një ditë me reshje shiu,

Për këtë arsye, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një sondazhi publik, ka kërkuar shtyrjen e festimeve për në datë 17 mars.

“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë! Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17? E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan kryebashkiaku në twitter.

Por dilemës së tij i është përgjigjur ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas tij, dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me ligj.

“Dikush ti tregojë Kryetarit të Bashkisë Tiranës se dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me LIGJ. Ja ku e ka, në nenin 1, pika g! Është vendosur me ligj festa dhe pushimi dhe jo me Twitter, as me FB e as me Instagram. Ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë! Populizmi është thjesht akt i pështirë paligjshmërie!  Le pastaj, kur bën sikur po pyet popullin!!! Kur ja zë sheshet e dritën e diellit me kulla nuk ndihet!! Turp!”, shkruan Manjani