FOTO/ E rrallë! Austria prish stadiumin për të mbjellë pemë

Lajm i rrallë dhe i padëgjuar në vendin tonë ai që vjen nga Austria.

“Worthersee Stadion”, impianti modern që Austria e rindërtoi për zhvillimin e Kampionatit Europian të futbollit që ui organizua bashkarisht me Zvicrën në vitin 2008, pritet të prishet.

Arsyeja?

Stadiumi, ku luan skuadra e Klagenfurtit, do të prishet dhe në vend të tij do të mbillen pemë, pasi impianti me 32 mijë shihet si i madh për nivelin e skuadrës, shkruan Syri.net..

Nëse kujtoni Europianin e 2008-ës,  në këtë impiant u zhvilluan ndeshjet e vlefshme për grupin B: Gjermani-Poloni 2-1, Kroaci-Gjermani 2-1 dhe Poloni-Kroaci 0-1.

Nuk duhet harruar që rindërtimi i stadiumit ka kushtuar plot 66.5 milionë euro.