VIDEO/ Rrëzohet avioni, 12 të vdekur

Një avion me 12 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në Kolumbi, duke mos lënë pas asnjë të mbijetuar.

Mjeti fluturues u rrëzua rreth mesditës së sotme komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e Metas.

Avioni, në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ishte në linjën nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio, raporton BBC.

Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, ndërsa hetimet vazhdojnë.