FOTO-VIDEO/ Rama zbraz shkollat, karriket e nxënësve për takimin e tij partiak

Kryeministri Edi Rama mbajti sot në qytetin një miting, i cili u shoqërua me protesta dhe me përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Por përveç kësaj, që prej ditës së djeshme, siç e kemi raportuar edhe në Syri.net, nuk ndalen denoncimet që tregojnë se, shkollat dhe baza  e tyre materiale, janë përdorur për mitingun e shefit të qeverisë.

Rasti më i fundit vjen nga ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili me foto dhe video tregon se në mitingun e Ramës janë përdorur karriket e shkollës 9-vjeçare "Mark Dashi",.

Postimi i ish deputetit Bardh Spahia:

SHKOLLAT NE SHERBIM TE KRYEMINISTRIT

Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”.

Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma.

E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet I duken si pjesë e tepsisë që I vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim I pastër me pushtetin e përdorim I burimeve shtetërore për fushatë, I ndëshkueshëm me ligj. 

E si mund t’I besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve? #KryeministërAbuziv#RamaIk