VIDEO/ I mjaftuan 9 minuta lojë, sulmuesit shqiptar shënon në Francë

Arbër Zeneli ka gjetur rrugën e rrjetës pas vetëm 9 minutash në sfidën që skuadra e tij Reims barazoi 1-1 në transfertë ndaj Dijon.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, i cili u bë pjesë e skuadrës franceze në fundin e merkatos së janarit, ka gjetur golin e dytë në kampionatin francez.

Zeneli ka përfituar nga topi i kthyer nga shtylla pingule dhe me portierin e shtrirë gjuajti duke çuar topin në rrjetë.