Balena përplaset me tragetin/ 87 të plagosur, 13 në rrezik për jetën

Një traget japonez me pasagjerë është përplasur me një balenë dhe sipas mediave ndërkombëtare, 87 pasagjerë janë lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze.

Trageti ishte nisur nga porti i Niigata në drejtim të ishullit Sado, ndërsa gjatë lundrimit ka hasur një goditje të fortë në pjesën anësore ku i ka shkaktuar një çarje prej 15 centimetrash.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së stome dhe sipas raportimeve, 13 prej të lënduarve ndodhen në spital në rrezik për jetën.