VIDEO/ Protesta kundër Ramës, policia ndalon 10 qytetarë nga Fieri

Ish-deputeti i PD-së dhe kreu i demokratëve të Fierit, Luan Baçi është i ftuari i mbrëmjes së sotme në studion e lajmeve të SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Baçi është shprehur se vetëm gjatë ditës së sotme policia ka ndaluar 10 qytetarë që dolën në protestë.

‘Protestuesit nuk kanë krijuar asnjë lloj incidenti edhe pse shumica prej tyre kanë qenë zonja.

Në mes të rrugës kanë dalë policë me skafandra, ndërsa ishin rreth 1000 persona që ishin mbledhur për të protestuar.

Pati edhe përplasje, pasi policia nisi të provokojë protestuesit.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në Fier kryeministri, si ai i PS apo i PD-së të pritet me protesta. Nuk është strategji, por domosdoshmëri e qytetarëve.

Nuk ka më qeveri, kjo është një qeveri false, me kukulla.

Sot janë arrestuar rreth 10 persona gjatë protestës’, tha Luan Baçi në SYRI.net.