Bayern fitore tenistike, merr kryesimin në Bundesliga

Bayern Munich kanë marrë një fitore tenistike përballë Wolfsburgut duke i rrëmbyer Dortmundit kryesimin në Bundesliga.

Të besuarit e Niko Kovaç fituan me rezultatin 6-0, ndërsa serinë e golave e hapi Serge Gnabry (34’), shkruan SYRI.net.

Vetëm tre minuta më vonë, ishte ai që nuk mungon në listën e golashënuesve, Robert Lewandowski, i cili dyfishoi avantazhin e vendasve.

Në pjesën e dytë, mesfushori kolumbian James Rodriguez, shënoi golin e tretë në minutën e 52’.

Nga një herë shënuan edhe Thomas Muller në minutën e 76’ dhe Joshua Kimmich (82’) dhe Lewandowski (85’).

Pavarësisht se kanë pikë të barabarta me Dormtundin, bavarezët renditet në vendin e parë të tabelës për shkak të diferencës së golave të shënuar.