VIDEO/ Po kërkon rikthimin te Reali, James shënon gol të 'çmendur' në Gjermani

Bayern Munichu ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Wolfsburgut, e cila po zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”.

Në minutën e 52-të, James Rodriguez shënoi gol të mrekullueshëm në duelin e vlefshëm për javën e 25-të në Bundesliga, shkruan SYRI.net.

Prej kohësh mediat në Spanjë po përfasin një rikthim të James drejt Realit të Madridit pasi kontrata e huazimit me bavarezët i përfunon në fund të sezonit.

Momentalisht Bayern po fiton me rezultatin 3-0.