Çek i bardhë për Jose Mourinho-n

Pas largimit të Marcelo Lipit nga përfaqësuesja e Kinës, në Pekin kërkuan me ngulm një trajner me peshë për të marrë në dorë ekipin.

 Por Jose Mourinho që për momentin po argëtohet duke formalizuar batutat dhe komentin e tij në lidhje direkte në ndeshjet kryesore, vendosi të thotë jo.

“Oferta për të ishte e parefuzueshme. Ishte një cek i bardhë por ai e refuzoi” tha miku Mourinhos, agjenti i njohur Ioan Bekali. “Jam 54 vjeç dhe dua të qëndroj në Europë edhe për 5 vjet të tjerë, më pas mund të shkoj në Kinë” i tha Mourinhos shokut të tij.

Refuzimi i portugezit, ngre mundësitë që ish kampionit të botës me Italinë, Fabio Kanavaro, të marrë drejtimin e përfaqësueses Kineze.