FOTO/ Fëmijët e Paskuqanit ndalin Bashën, momente me të qeshura

Ecja e kryetarit të opozitës Lulzim Basha sot nëpër Paskuqan është ndërprerë në një moment, kur ai ka ndeshur një grup fëmijësh. Basha i ka takuar dhe i ka pyetur për emrat.  Më pas, fëmijet janë treguar të gatshëm për të dalë një fotografi së bashku dhe prindërit e tyre, që shoqëronin kreun e opozitës, u bënë thirrje të ngrenë gishtat lart. Basha ka ndërhyrë duke thënë "jo, lërini fëmijët, e dinë vetë ç'të bëjnë."