E konfirmon edhe Lorenc Vangjeli: Vetë Rama është kapur në përgjimet, për blerjen e votave!

Duket se ajo që ka dalë deri më tani, nga përgjimet për veprimtarinë e grupeve kriminale në zgjedhjet e vitit 2015 dhe ato të vitit 2017 për blerjen e votave në shërbim të Rilindjes, janë vetëm maja e ajsbergut. Kreu i opozitës dhe eksponentë të lartë të saj e kanë ripërsëritur me kompetencë të plotë, se në dy dosje voluminoze përgjimesh përveç Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit dhe shumë zyrtarëve të lartë të PS-së në rrjetë ka rënë, edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Këtë fakt skandaloz e konfirmon edhe vetë  analisti, Lorenc Vangjeli, i cili njihet si një nga zërat mediatik më pro Ramës dhe Rilindjes në përgjithësi.

Si një nga moderatorët e emisionit “Java” në TVSH në puntatën e djeshme, Vangjeli, paralajmëroi se përgjime të reja mund të dalin në dritë dhe publiku do të dëgjojë vetë zërin e Edi Ramës duke biseduar me një person, i cili gjithashtu është xhiruar duke shpërndarë para, për të blerë vota.

 “Edi Rama është kapur në biseda me një person të njohur të asaj zone, i cili gjithashtu mendohet se është i xhiruar në ndarje e sipër parash, i vetmi problem është se sipas ligjit, nëse është i përgjuar dhe kur në përgjime del një deputet apo Kryeministri që është me imunitet, çdo gjë duhet ndaluar dhe çfarë është regjistruar duhet shkatërruar. Unë paralajmëroj se, nëse një gje e tillë do të ndodh, opozita do të thotë se këto informacione i ka marrë nga shërbimet të huaja partnere dhe unë pres dhe vë një bast për këtë”, lëshoi deklaratën dhe informacionin e fortë Vangjeli në emisionin, “Java”.

Më herët në një studio tjetër edhe gazetari investigativ Basir Çollaku kishte paralajmëruar të njëjtën gjë. Kjo u përforcua edhe nga ish-deputeti Eervin Salianji, I cili tha dje se “së shpejti do të dalin përgjime të reja për blerjen e votave me protagonist vetë Edi Ramën”.