Për të gjithë nostalgjikët Al Bano dhe Romina Power japin lajmin e bukur

Ata kanë qenë për shumë kohë “çifti më i dashur i italianëve” dhe jo vetëm por edhe për publikun shqiptar.

Por së fundmi Al Bano dhe Romina kanë dhëmë lajmin e bukur për të gjithë fansat e tyre.

Ata po përgatisin një album me këngët e tyre pas 24 vitesh.

Albumi i tyre i fundit ishte në vitin 1995.

Rikthimin e tij së bashku me ish gruan e tij Rominën e ka dhënë vetë Al Bano i ftuar në një emision televiz.

'Pas suksesit që morëm, duke u kthyer në të kënduarit së bashku në këto vite, ne vendosëm t'i jepnim audiencës këngë dhe koncerte të reja. Ajo na erdhi natyrshëm, ne e dimë se është koha e duhur. Është një periudhë shumë e lumtur dhe e frymëzuar, po përgatisim një album si zakonisht" është shprehur Al Bano.