FOTO/ Bebe Rexha nuk di të ndalet, bën poza joshëse në pishinë

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është shumë e angazhuar me koncerte, por edhe duke punuar për projekte të reja muzikore.

Por kohën e lirë më së shumti po e kalon në pishinë, nga ku shpesh publikon imazhe provokative, të cilat i ndan me ndjekësit në Instagram.

Pas videos me të cilën ‘çmendi’ rrjetin, Bebe sërish erdhi me imazhe nga pishina. Kujtojmë se ajo po e shijon suksesin e këngës së fundit, asaj “Last Hurrah”, e cila u pëlqye nga publiku, por jo nga babai i saj.