ZYRTARE: Shkarkohet trajner i madh i klubit nga Serie A, ja zëvendësuesi...!

Pas eliminimit nga Champions Leageu, klubi i Romës ka shkarkuar trajnerin, Eusebio Di Francescon.

"Në emrin tim dhe të gjithë klubit të Romës, do doja të falënderoja Eusebio për punën profesionale dhe angazhimin e tij. Ai në ditët e ardhshme nuk do të jetë më trajner i klubit të Romës", tha presidenti Jim Pallotta në faqen e internetit të klubit.

Sipas medieve në Itali, Claudio Ranieri pritet të marrë drejtimin e klubit të Romës, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Di Francescon e ka drejtuar klubin italian në 87 ndeshje, teksa ka arritur 46 fitore, 18 barazime dhe 23 humbje.

Arritja më e madhe e Di Francescos është sezoni 2017/18, ku shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.