FOTO/ Ylli i Serie A në fokusin e Milanit

Milani, aktualisht i treti në kampionat, ëndërron të rikthehet në kompeticionin e Champions League, çka do t’i jepte një “jetë të re” edhe merkatos për sezonin e ardhshëm.

Grupi Elliott, që zotëron klubin, është gati të investojë maksimalisht për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Gattuso, duke u dhuruar tifozëve kuqezi lojtarë me peshë.

Dëshirë e “Djallit” është edhe talenti i Fiorentinës, Federico Chiesa, që ndiqet edhe nga PSG, Manchester United e Real Madrid.

Familja Della Valle e vlerëson kartonin e lojtarit nga 80 deri në 100 milionë euro.

Konkurrenca për 21-vjeçarin është e madhe, me Juventusin, Romën e Interin që mund të jenë kundërshtarët kryesorë të Milanit për të arritur te Chiesa.