7 Marsi, Basha takohet me mësueset e tij ndër vite

Kryetari i opozitës Lulzim Basha,  ditën e 7 marsit e nisi me një takim shumë të ngrohtë me mësueset e tij ndër vite. Në takimin me arsimtaret, Basha tha: “Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve, që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër, që të kenë paga më dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz.  Sepse, mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm. Duke respektuar të shkuarën, ndërtojmë të sotmen dhe projektojmë të ardhmen!”