Zidane apo Guardiola te Juventusi? Allegrin mund ta zëvendësojë kampioni i Botës

E ardhmja e Allegrit në stolin e Juventusit është ende e pasigurt dhe, përveç thashethemeve rreth Zidane dhe Guardiolës tashmë e përditshmja "Tuttosport" njofton se Didier Deschamps mund të ulet në stolin Juventusit.

Për trajnerin, i cili në verën e kaluar fitoi Kupën e Botës me Francën, ky do të ishte një rikthim në Torino, pasi ai drejtoi një sezon "Zonjën e Vjetër" kur bardhezinjtë luanin në Serie B në sezonin 2006-2007.