U sekuestrohet pasuria dy vëllezërve në Tiranë, 9 apartamente, dyqane dhe garazh

Policia e Shtetit njoftoi se është sekuestruar pasuria prej 2 milionë e 200 mijë eurosh, e dy vëlleërve,në Tiranë dhe Durrës, e cila dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.

Inicialet e dy vëllezërve janë Armando Gorezi, 44 vjeç dhe Alket Gorezi, 47 vjeç dhe pronat e tyre gjendeshin në Tiranë dhe Durrës. Bëhet fjalë për 9 apartamente, 2 dyqane dhe një garazh.

Sekuestrimi i pasurive të vëllezërve Gorezi shënoi përfundimin e operacionit tëi koduar “Vllazëria”, kryer nga Seksioni i Pastrimit të Parave në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve
– dy dyqaneve
– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro).

Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve