FOTO/ Rruga e Qumështit nuk është më e sheshtë, kjo është forma e saj e re

Studimi i një lloji të veçantë të yjeve ka bërë të mundur ri përcaktimin e formës së galaktikës sonë, e cila shfaqet në formën e "S", dhe jo më e sheshtë si ka qenë më herët.

Në imagjinatën kolektive Galaksia jonë ka mbetur në formën e një disku me formë mjaftueshëm të rregullt e të sheshtë.  Ajo është e përbërë nga rreth 200 -300 miliard yje.

Nëse konfirmohet teoria e Akademisë Kineze të Shkencave astronomët do të duhet të rishqyrtojnë këtë përfaqësim se Galaktika jonë nuk ka një sipërfaqe të rregullt por të shtrembëruar.

Shtrembërimi erdhi për shkak të dobësimit të gravitetit duke u larguar pak nga pak nga zemra e galaktikës.  

Cepheid janë yje jetëshkurtër, me përmasa katër deri në njëzet herë më të mëdha se Dielli jonë: janë 100.000 herë më të ndritshme se ylli jonë ndriçimi i tyre ndryshon me ritme të sakta.

Astronomët kanë zbuluar se ekziston një lidhje e ngushtë midis periudhës së ndryshimit dhe shkëlqimit absolut të yllit, dhe në sajë të këtyre karakteristikave është e mundur të gjendet me saktësi distanca e tyre nga Dielli.

Galaktikat janë si orat zvicerane: të mëdha apo të vogla qofshin pjesët më anësore të tyre bëjnë një rrotullim të plotë , rreth qendrës në rreth një miliard vjet.

Struktura e re e Rrugës së Qumështit bazohet në disa vëzhgime të mëparshme të galaktikave të tjera që tregojnë modele spirale të ngjashme të shtrembëruara gradualisht.