FOTO/ Europa League, luhen sot 8 ndeshjet e para. Interi në ‘ferrin’ e Frankfurtit

Do të luhen sot ndeshjet e para të 1/8-ave të finaleve të Europa League.

Finalja e 29 majit në “Stadiumin Olimpik” të Bakusë tani është vetëm 6 takime larg, sidoqoftë favoritët e mëdhenj vazhdojnë të konsiderohen në radhë ekipe si Chelsea, Inter, Napoli, Arsenali dhe Sevilla.

8 takimet e para do të zhvillohen në të njëjtën ditë, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen menjëherë pas një jave.

Sfida më e fortë e këtij turi është ajo mes Eintrahtit dhe Interit, ku zikaltrit do të luajnë sot në “ferrin” e Frankfurtit.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni ndeshjet që do të luhen sot në orën 18:55 dhe 21:00.